
Taksimi progresiv i socialistëve është diskutuar mbrëmjen e sotme në studion e A2 Business me ministren e Financave Anila Denaj, eksperten për ekonominë Zana Guxholli, ekspertin Selami Xhepa dhe sekretarin e Përgjithshëm të Shoqatës së Prodhuesve Arben Shkodra.
Për ministren Denaj taksimi për të dy punësuarit bëhet me qëllim uljen e evazionit fiskal, nga e cila do të përfitojnë 97% e të punësuarve.
“Për 97% të të punësuarve do ketë ulje të barrës fiskale në programin e 4-vjeçarit brenda një parimi të njëjtë si të dy mandateve. Vijojmë thellimin e uljes së barrës fiskale. Çdo zbritje do të fillojë nga 40 mijë, por përtej kësaj nuk duhet të harrojmë që të kemi ato instrumenta të mirë administrimit fiskal në mënyrë që të mos kemi 500 të çara në sistem”.
Por Guxholli thekson se kjo nuk është normale, pasi të ndalon të bësh punë tjetër. Sipas saj drejtësia fiskale nuk bëhet përmes këtij rregullimi, por si shpërndahen të ardhurat dhe mbledhja e taksave.
“Drejtësia fiskale nuk bëhet përmes këtij rregullimi. Por si shpërndahen të ardhurat dhe këto janë politike dhe kanë të bëjnë me mënyrën e mbledhjes e shpërndarjes së taksave. Kjo të ndalon të bësh punë tjetër. Ne e bëjmë për rritje të ardhurash dhe kërkesa e njerëzve është legjitime dhe jo normale. Dhe kjo tendencë që bëjnë njerëzit nuk është normale. Të taksohet në këtë mënyrë humbet barazia dhe ajo është e rëndësishme në sistemin e taksimit”.
Eksperti Xhepa shprehet se deklarata tatimore mund t’ i japë një shans familjeve me të ardhura të ulëta për të rritur mirëqenien.
“Konsolidimi i të ardhurave është praktika më normale, por në kohën e taksës së sheshtë nuk kishte diferencë dhe nuk e besoj që ka shumë diferencë se shkon deri në 23 mijë lekë të reja
Dallimi është që nga dy punë do të marrë akoma më shumë. Dhe për këtë kategori do ketë një efekt më të fortë. Deklarata tatimore, instrument për të bërë politika fiskale, për t’u dhënë shans familjeve me të ardhura të ulëta për të rritur mirëqenien. Dhe kjo është mënyra që deklarata e të ardhurave përdoret si përjashtim”.
Për Shkodrën ky lloj taksimi prek edhe bizneset. Sipas tij nuk duhet të ketë taksim për të dypunësuarit.
“Edhe bizneset i prek kjo gjë se mund të jenë administratorë. Një punëtor paguhet me 8 orë ndërsa një sipërmarrës është gjatë gjithë kohës në punë. Elementi i dytë është energjia që shpenzon, ka kapacitetin intelektual. Mbi dy punë. Për dypunësimin nuk duhet të kemi përllogaritje të pagës se është no sens. Kurse për 3-4 të punësuarit atëherë kemi çarje në sistem dhe ajo nuk duhet të lejohet”. (A2 Televizion)