
Kreu i demokratëve në Durrës, Ferdinand Xhaferri deklaron se Partia Socialiste ka urdhëruar përfaqësuesit e saj në këtë qytet që të mos pranojnë shënimet për fletët e votimit që sipas tij janë të pavlefshme.
Ferdinand Xhaferri, kërkon transparencë të procesit, pasi sipas këtij të fundit, në të kundërt humbasin gjurmët e votave të pavlefshme.
“Duke qenë se në çdo kuti po dalin fletë të pavlefshme, përfaqësuesit e Partisë Socialiste, të urdhëruar, nuk pranojnë që të shënohen shënime në formular. Ky është një skandal. Duan të zhdukin gjurmët. Në çdo zarf të kandidatëve të PS ka fletë të pavlefshme”, u shpreh Xhaferri. (A2 Televizion)