
Teksa klubi i Tiranës pritej të paraqitej përpara Komisionit të Etikës për dyshimet mbi ndeshjen e Kupës, Bylis-Tirana diçka e tillë nuk ndodhi.
Pasditen e kësaj të enjte skuadra bardheblu u shfaq në seancën e fundit stërvitore përpara derbit.
Trajneri Emanuel Egbo një prej atyre që do të dëshmonte për çështjen u shpreh se përgjegjësia e tij është vetëm ajo për cilën skuadra tregon në fushë.
Lidhur me derbin ndaj Partizanit, trajneri i bardhebluve shtoi se skuadra është e qetë dhe e ka përgatitur si duhet ndeshjen.
Partizani-Tirana është derbi i fundit i këtij sezoni në Kategorinë Superiore, ndeshje e cila do të luhet në “Selman Stermasi” këtë të premte në orën 20:45. (A2 Televizion)