
Barcelona nuk dorëzohet për titullin kampion. Katalanasit mposhtën 1-0 Espanyol në derbi, duke i dërguar rivalët e qytetit një kategori më poshtë. Espanyol vulosi rënien në Segunda Division për herë të parë pas 26 vitesh.
Ndeshja u zgjidh nga Luis Suarez, i cili shfrytëzoi një top në zonë për të shënuar golin e vetëm të ndeshjes.
Skuadrat mbetën me 10 futbollistë pas daljes me të kuq të dy lojtarëve, Ansu Fati për katalanasit dhe Lozano për Espaniol.
Presioni tashmë kalon në krahun e Realit të Madridit, që këtë premte luan ndaj Deportivo Alaves. 4 javë nga fundi në La Liga, diferenca mes Barçës dhe Realit, që ka një ndeshje më pak, është 1 pikë. (A2 Televizion)