Dështon sërish seanca ndaj Shullazit, masë administrative për avokaten

Nga A2 CNN
15 Mars 2019, 10:56 | Aktualitet
Dështon sërish seanca ndaj Shullazit, masë administrative

Dështon seanca e pestë në radhe e gjyqit ndaj Emiliano Shullazit dhe katër të bashkëpandehurve në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda.

Shkak i shtyrjes mbetja pa mbrojtje e të pandehurit Gilmando Dani, për të cilin gjykata më herët kishte caktuar kryesisht avokaten Eralda Brahimasi.

Për mosparaqitjen në seancë dhe mos arsyetimin e mungesës gjykata caktoi një mase administrative 10 mijë lekë për avokaten. Seanca e radhës në 25 mars. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos