Në mediat rozë spanjolle, lajmi qarkullonte prej kohësh, por nuk ishte zyrtarizuar asnjëherë. Për këtë është kujdesur vetë trajneri Luis Enrique teksa iu përgjigj pyetjes së tifozëve në rrjetin social Twich.
“Kush të përfaqëson në fushën e lojës? Ai që ndihet më afër me ty?”, ishte një nga pyetjet e tifozëve drejtuar trajnerit të Spanjës.
Përgjigja e Luis Enriques i befasoi të gjithë. “Kjo është një pyetje shumë e lehtë. Është Ferran Torres. Në të kundërt, vajza ime do të më priste kokën”, tha ai, duke konfirmuar lidhjen.
Për këtë reagoi edhe sulmuesi i Barcelonës. “Të gjithë e dimë që trajnerit i pëlqen të bëjë shaka. Të dy e dimë shumë mirë të mbajmë të ndara dy situatat, kur bëhet fjalë për familjen dhe kur në vend të kësaj jemi ne, lojtar dhe trajner”, tha Torres.
Pavarësisht fjalëve të Torres, ai u aktivizua titullar dhe ia shpërbleu besimin trajnerit, duke realizuar dy gola në sfidën e parë në Katar ndaj Kosta Rikës. (A2 Televizion)









