Protesta sposton ndeshjen Tirana-Skënderbeu

Nga Dea Kozma
24 Nëntor 2026, 13:47 | Futboll

Protesta sposton ndeshjen Tirana-Skënderbeu

Si pasojë e protestës së lajmëruar për të shtunën, ndeshja Tirana-Skënderbeu do të luhet të premten, më 27 nëntor, në orën 13:30, në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Komisioni i Ligave dhe Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit njoftoi se, pas kërkesës së Policisë së Shtetit dhe për arsye sigurie, takimi është spostuar për të premten.

Për bardheblutë kjo është një ndeshje e rëndësishme, pasi kërkojnë të rikthehen te fitorja pas barazimit pa gola në Vorë.

Nga ana tjetër, Skënderbeu është surpriza e këtij edicioni. Korçarët aktualisht mbajnë vendin e tretë në renditje, me 17 pikë pas 12 javësh. Me asnjë humbje në pesë ndeshjet e fundit, ekipi i Ahmatajt është një skuadër e konsoliduar, që synon të marrë maksimumin nga ky sezon.

Për këtë arsye, të dyja skuadrat kanë si objektiv vetëm fitoren në këtë përballje. Dueli do të luhet të premten, në orën 13:30. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos