
Dhoma Amerikane e Tregtisë ka prezantuar ditën e sotme gjetjet dhe rekomandimet e saj për klimën e biznesit në Shqipëri. Pandemia e Covid ndikoi në rëndimin e kësaj klime, teksa korrupsioni mbetet problemi më i madh për ekonominë.
“Janë mbi 40 rekomandime që ne kemi dhe unë do t’i ndaja në 3 grupe kryesore”, tha Enio Jaco, drejtuesi i Dhomës Amerikane të Tregtisë.
“Në radhë të parë një strategji e mirëfilltë për të tërhequr investimet, si një guidë për investitorët e huaj dhe të brendshëm. Paetën e incentivave dhe një sens për të krijuar një treg gjithëpërfshirës që synon reduktimin e përqendrimit të tregut në disa monopole. Duhet të kthejmë besimin e qytetarëve te komuniteti i biznesit, specifikisht ndaj menaxhimit të fondeve publike. Grupi i tretë në rekomandimet tona do të jetë i lidhur në mundësitë për rritjen ekonomike. Modernizimi i sistemit të taksave, që të jetë në konkurrues në rajon dhe të nxisë formalitetin. Fuqizimin e eksporteve shqiptare, fuqizimin e ekonomisë digjitale dhe riorientimi i aftësive të forcës punonjëse drejt aftësive të reja që na duhen për periudhën post-Covid. Kjo duhet bërë në një bashkëpunim të sektorit publik me atë privat”. (A2 Televizion)