Ngjarja e fundit në Mirditë ku një grup personash abuzuan me një minorene ka risjellë në vëmendje një debat që drejtohet fillimisht nga dhunuesit, ku shumica e opinionit janë për dënim maksimal dhe më pas zbret në sfera më akademike ku shtrohen pyetjet se përse një shoqëri është e tillë sa prodhon përdhunues. Por protestat e shoqatave me pankarta dhe madje dhe me lakuriqësi ndryshojnë si pa dashje vëmendjen nga problemi. Elsa Ballauri nga Grupit Shqiptar të të Drejtave të Njeriut, ka komentuar për të gjitha këto çështje. (A2 Televizion)
Dhuna ndaj femrës, pse ndodh dhe me çfarë metodash zgjidhet, a ka një fund?!
