Rama caktoi Ervin Demon në Tiranë, Berisha: Kriminel, i aftë të kryejë çdo krim

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2026, 13:33 | Politikë

Rama caktoi Ervin Demon në Tiranë, Berisha: Kriminel, i aftë

“Ervin Demo është i aftë të kryejë çdo krim”. Këtë përgjigje i dha kreu demokrat Sali Berisha një qytetari në rrjetet sociale pas lajmit të dalë nga Asambleja e PS-së se ministri i Brendshëm do të jetë drejtues i qarkut të Tiranës.

“Së pari, ka vënë Ervin Demon sepse konstatoi që ky kriminel gjatë fushatës është i aftë të kryejë çdo krim.  Dhe sigurisht vendosja e tij është një sfidë për konfliktualitet të madh. Është një kushtrim dhe thirrje për qytetarët e Tiranës të ngrihen përsëri në përballje me regjimin”, tha Berisha.

Ndërsa sa i përket fikjes së telefonave gjatë mbledhjes së Asamblesë Socialiste në Gjirin e Lalzit, Berisha tha se anëtarët e Asamblesë janë më kriminelë se ata të burgut të Peqinit apo Fierit

“Ndërsa, për asambleistët e tij, mund të them se në tërësi ata janë një kolektivitet shumë herë më kriminal se banorët e burgut të Peqinit apo të Fierit. A e morët vesh ju pse u thirr princesha e burgut, Sara Mile në SPAK? Sepse drejtoresha e ndihmave sociale në Peqin, me urdhër të saj, sipas regjistrimeve, ka përdorur ndihmat sociale qartësisht për vota. Për të blerë vota!  A e dini ju që gjatë fushatës elektorale në qarkun e Elbasanit janë rrahur nga banda të gjithë kryetarët e bashkive socialistë, përveç atij të Gramshit, i cili e kishte vëllanë prokuror dhe kishin frikë se do t'i arrestonte.  Pra, a është Sara mëkatarja më e madhe? Jo, ju them unë, nuk është. Aty ka bosë të krimit, përveç Padrinos, kreu i grupit parlamentar, njeri që sipas dokumenteve shtetërore zyrtare, ka porositur vrasje. Dhe një gjykatëse, një prokuror, kanë vendosur të djegin regjistrimin, i cili i përkiste numrit telefonik të Taulant Ballës. Dhe i përkiste emrit Taulant.Dhe ky është vetëm një nga krimet e Taulant Ballës, i cili në mënyrën më të pafytyrë, si një gangster u tregonte bërrylin në stadium dhjetëra mijëra qytetarëve dhe tifozëve që në unison brohorisnin 'Rama ik?'”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos