Dhuna në Mjanmar, murgesha ulet në gjunjë dhe i lutet policisë të mos qëllojë

Nga A2 CNN
2 Mars 2021, 11:14 | Bota

Pamjet e murgeshës katolike që doli në rrugë në qytetin Myitkyina, në veri të Mjanmarit, kanë bërë xhiron e botës, e cila duke u ulur në gjunë iu është lutur forcave të sigurisë të mos qëllonin protestuesit e rinj që protestonin paqësisht.

Motra Ann Nu Thawng, e kongregacionit fetar të Shën Francis Xavier, është ikona e ditës së shtypjes së ashpër të policisë, e cila sipas Kombeve të Bashkuara, u mori jetën të paktën 18 personave të dielën.

"Në zonën e Myitkyina, deri më tani demonstratat kanë qenë gjithmonë paqësore dhe pa incidente. Por dje disa episode të dhunës kërcënuan situatën", thotë redaktori i gazetës "Gloria News Journal", Fides Joseph Kung Za Hmung.

"Veprimi i murgeshës dhe reagimi i policisë që, duke parë lutjen e murgeshës, ndaloi, befasoi shumë prej nesh. Motra Ann sot është një model për udhëheqësit e Kishës. Është një thirrje për peshkopët dhe priftërinjtë që të lënë rehatinë e tyre dhe të marrin shembull nga guximi i saj."

Shumë jokatolikë kanë vlerësuar gjithashtu motrën Thawng.

"Më shumë se 100 protestues gjetën strehë në manastir. I shpëtoi ata nga rrahjet brutale dhe arrestimi i policisë." (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos