BE prezanton këtë muaj “Kalimin Jeshil Digjital”

Nga A2 CNN
1 Mars 2021, 19:56 | Bota
BE prezanton këtë muaj “Kalimin Jeshil Digjital”

Bashkimi Europian do të bëjë realitet propozimin për “certifikatat e imunitetit”. Njoftimi erdhi nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

“Këtë muaj do të prezantojmë një propozim legjislativ për ‘Kalimin Jeshil Digjital’”, shkruan ajo në Twitter. Von der Leyen shton se synimi është të tregohen prova që një person është vaksinuar ndaj Covid-19, rezultatet e testeve për ata që nuk janë imunizuar si dhe informacion për shërimin nga infektimi.

Presidentja e KE-së sqaroi se “Kalimi Jeshil Digjital” do të lehtësojë jetët e europianëve dhe se kjo metodë respekton plotësisht sigurinë dhe privatësinë e të dhënave. Synimi është që të garantohet lëvizja e lirë e qytetarëve brenda bllokut por edhe jashtë, gjithashtu edhe të shpëtohet sezoni turistik, tek i cili varen ekonomi të disa vendeve anëtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos