
Fundviti është periudha kur të gjithë shpenzojmë për dhurata, për familjarët, të afërmit, miqtë.
Me shumë apo me pak lekë, vrapojmë drejt dyqaneve, duke përfituar edhe nga uljet e periudhës për të bërë të lumtur njerëzit e dashur.
Po sa shpenzojnë shqiptarët? “Nuk kemi bërë asnjë dhuratë”, shprehet një qytetare.
“Vetëm gjëra të vogla”, thotë një tjetër.
“Mua më ka shkuar gati 1 mijë e 500 euro”, thotë një qytetarë tjetër.
Dhjetori është një ndër muajt e vitit me nivelin më të lartë të konsumit, që ndihmon edhe në rritjen e inflacionit, tregues që gjatë këtij 2018-ës ka ruajtur nivele relativisht të ulëta. Në fund të fundit, për festa nuk kursehet. (A2 Televizion)