Pjesa më e madhe e familjeve shqiptare do t’i kalojnë në shtëpi festat e fundvitit, pasi nuk kanë mundësi financiare për të udhëtuar diku gjetkë.
Këtë problemin e ndjejnë edhe agjencitë turistike, përfaqësuesit e të cilave shpjegojnë se kërkesa ka kryesisht për vendet e rajonit dhe për të vizituar qytetet brenda Shqipërisë.

Pjesa dërrmuese e shqiptarëve do t’i kalojnë festat e fundvitit në shtëpi. Pamundësia për të shpenzuar është arsyeja kryesore, që i pengon të udhëtojnë dhe të festojnë ndryshe.
Risia e këtij viti është se agjencitë turistike kanë pasur kërkesa kryesisht për udhëtime në vendet fqinjë, si dhe për vizituar qytetet brenda vendit.
“Shqiptarët zgjedhin vendet që janë afër, si Kolashin , Mavrovë, pra destinacione ku mund të shkohet me makinë. Këtë vit preferohen edhe destinacione brenda vendit”, pohojnë agjencitë.

Periudha e fundvitit karakterizohet nga rritja e konsumit, për shkak të shpenzimeve të shtuara që bëjnë familjet për ushqim, por edhe për dhurata. (A2 Televizion)