“Dhuratë për Krishtlindje”, vjedh bankën, paratë ia dhuron kalimtarëve

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2019, 16:44 | Lifestyle

Një 65-vjeçar, me mjekër të bardhë dhe nga pamja shumë i ngjashëm me Babagjyshin, ka grabitur një bankë në Kolorado Springs të Shteteve të Bashkuara.

Sipas dëshmitarëve, pasi doli nga banka, i moshuari ka hedhur në ajër paratë duke uruar kalimtarët “Gëzuar Krishtlindjen”.

65-vjeçari i identifikuar nga policia si David Wayne Oliver, është arrestuar disa momente më pas ndërsa priste agjentët i ulur në një lokal pranë bankës.

Sipas asaj që raportojnë mediat lokale, 65-vjeçari kreu grabitjen duke kërcënuar se kishte një pistoletë në xhep. Por pas kontrolleve, policia konstatoi se ai nuk posedonte armë. Kalimtarët janë mundur t’i kthejnë paratë bankës, që raporton për mijëra dollarë të humbur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos