Di Maio jashtë parlamentit, Berlusconi rikthehet ne Senat pas një mungese të gjatë

Nga A2 CNN
26 Shtator 2022, 17:00 | Bota
Di Maio jashtë parlamentit, Berlusconi rikthehet ne Senat pas një

Silvio Berlusconi rikthehet në Senatin Italian pas gati 10 vitesh, kur u bë protagonist i skandaleve të njëpasnjëshme. Kryetari i “Forza Italia” ka fituar në Monza me votë kolegjiale me 50.31 për qind të preferencave, kundrejt rivales Federica Perelli.

Partia e tij politike, bashkë me partnerët e tjerë të koalicionit të qendrës së djathtë, pritet që të marrin 41 ulëse në Senat dhe 103 ligjvënës në dhomën e ulët. Me këtë rezultat, Berlusconi do ta ketë më të thjeshtë të përmbushë synimin e tij, që të zgjidhet kryetar i Senatit Italian.

Nga ana tjetër, Luigi Di Maio, ka pësuar një disfatë të papritur, duke mos siguruar pjesëmarrjen në Parlamentin e ri. Ai u mund nga ish-ministri Sergio Costa në njësinë zgjedhore të Napoli Fuorigrotta.

Pas këtij konfirmimi kanë shpërthyer dhe fotomontazhet komike në rrjet, me italianë të shumtë që u tallën me disfatën e ministrit të jashtëm, tashmë në largim. Një humbje e madhe edhe për Vitorio Sgabri, i cili nuk arriti të sigurojë një vend në dhomën e deputetëve.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos