Dialogu Kosovë-Serbi, në 2 shtator Hoti dhe Vucic takohen në Uashington

Nga A2 CNN
14 Gusht 2020, 09:34 | Kosova
Dialogu Kosovë-Serbi, në 2 shtator Hoti dhe Vucic takohen në

Pas anulimit të takimit të shumëpritur në muajin qershor, si pasojë e aktakuzës kundër presidentit Thaçi, Kosova dhe Serbia do të ulen në tryezën e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara në 2 shtator. Lajmin e bëri të ditur i dërguari i posaçëm i Presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell përmes një postimi në rrjetin social Twitter. “Jemi të lumtur të njoftojmë se liderët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen për bisedime ne shtëpinë e bardhë në 2 shtator”, shkroi Grenell.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1294088022204407808

Lajmi është konfirmuar më pas nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i cili tha se Shtetet e Bashkuara kanë qenë gjithmonë vendimtare në procesin e shtetndërtimit të Kosovës. “Më 2 shtator takohemi në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar me palën serbe, si dy vende të pavarura, për projekte madhore të bashkëpunimit ekonomik që do ta ndërrojnë perspektiven ekonomike të Kosovës dhe rajonit. Kosova është e bekuar me miqtë që ka”, tha Hoti. Pas njoftimi ka reaguar edhe presidenti Thaçi, i cili tha se Kosova është mirënjohëse për angazhimin e madh të Shteteve të Bashkuara për paqe e stabilitet në rajon.

https://a2news.com/2020/07/06/deklaratat-e-boltonit-per-ndarjen-e-kosoves-islami-marreveshja-u-bllokua-nga-gjermania-por-nuk-ishte-propozim-amerikan/

Takimi në Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësimin e ambasadorit Grenell ishte planifikuar fillimisht për më 27 qershor, por planet dështuan për shkak se Prokuroria e Posaçme për Kosovën me seli në Hagë, publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Zoti Grenell tha më pas se takimi do të shtyhej për një datë tjetër. Ndërkohë, më 16 korrik, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, zhvilluan takimin e parë pas 20 muajsh të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian. Të dy udhëheqësit diskutuan për çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës, zhvillimin ekonomik dhe me pajtimin që të vazhdojnë bisedimet në shtator. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/07/03/rama-reagon-ndaj-vucic-nuk-ka-shans-te-negocioje-me-perendimin-per-shqiptaret-mund-te-shkoje-edhe-ne-hene-por-ne-fund-do-te-ulet-me-ne/

A2 CNN Livestream

Latest Videos