Diaspora, këngë dhe valle për Samitin që zhvendoset në Lezhë

Nga A2 CNN
2 Mars 2019, 20:28 | Aktualitet
Diaspora, këngë dhe valle për Samitin që zhvendoset në

Qindra qytetarë kanë festuar sot besëlidhjen e Lezhës në vendin ku princat shqiptarë më 1444 u bënë bashkë në emër të lirisë.

Qytetarët e Lezhës i kanë prit në sheshin kryesor të qytetit shqiptarët nga e gjithë bota me këngë e valle. Mes stendave të panairit, veshur me kostume të traditës, gjeje edhe grupe e banda muzikore që kishin rrugëtuar së largu për ta festuar në Lezhë besëlidhjen e princave shqiptarë.

Në turmën e atyre shqiptarëve që jetojnë e punojnë në dhe të huaj duke folur çdo ditë shqip, gjeje shumë prej atyre që emigracionin po e flakin tutje për t’u rikthyer në vendin e tyre.

Përbetime të tilla, në memorialin e heroit kombëtar duket sikur janë kambana për ata që duan të ikin nga ky vend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos