
Një shkarkesë elektrike në kutine shpërndarëse të linjës së korentit, ka shkaktuar zjarr në një magazinë ushqimore në qytetin e Gjirokastrës. Forcat zjarrëfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Ndërhyrja në kohë ka bërë të mundur shuarjen e flakëve të cilat mund të precipitonin në drejtim të dy banesave aty pranë. Për pasojë pati dëme materiale.
Sipas kreut të PMNZSH gjeneral Pellumb Shalarit magazina e pozicionuar në zonën industriale paraqiste rrezik nëse zjarri do të prekte depozitën e madhe të gazit. (A2 Televizion)