Aksident në Fushë Krujë, makina përplaset me kamionin

Nga A2 CNN
19 Gusht 2021, 20:32 | Kronikë
Aksident në Fushë Krujë, makina përplaset me kamionin

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së enjte në aksin Krujë-Fushë Krujë.

Sipas raportimeve nga vendngjarja mjeti tip "Ford", me drejtues shtetasin F. A. është përplasur me një kamion dhe më pas ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur shtetasi F. A., dhe pasagjerja në mjet shtetësja B. A., 35 vjeçe, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos