Përplasen dy makina në Tiranë-Durrës, plagoset i mituri

Nga A2 CNN
20 Gusht 2021, 17:00 | Kronikë
Përplasen dy makina në Tiranë-Durrës, plagoset i mituri

Një i mitur 2 vjeç ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi në aksin rrugor Tiranë-Durrës.

Në aksident u përfshinë një makinë tip "Citroen" i drejtuar nga shtetasi M.E. dhe një “Ford” që drejtohej nga S.K.

Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos