Digjet makina e punonjësit të ASHK-së në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2021, 07:31 | Kronikë
Digjet makina e punonjësit të ASHK-së në Vlorë,

Një punonjësi të ASHK-së në Vlorë i është djegur automjeti tip “Toyota”,  rreth orës 03:25 të mëngjesit të sotëm. Bëhet fjalë për 32-vjeçarin Ermal Hoxha banues në këtë qytet.

Zjarrvënia dyshohet të jetë e qëllimshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Motra e 32-vjeçari që iu dogj makina shprehet se mjeti mund të jetë djegur për motive që lidhen me profesionin e të riut, por pa përjashtuar pistën e konflikteve personale dhe familjare.

Sipas familjarëve, personat e dyshuar janë hedhur nga muri duke hyrë brenda në banesë për të djegur mjetin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos