Cristiano Ronaldo debuton pa gol në kampionatin arab

Nga A2 CNN
23 Janar 2023, 11:46 | Futboll
Cristiano Ronaldo debuton pa gol në kampionatin arab

Fitore dhe kryesim për Al Nasr, që mori vendin e parë në kampionat. Gjithçka ndodhi në ndeshjen ku Cristiano Ronaldo debutoi me skuadrën arabe.

Në aspektin e ekipit, ylli portugez festoi një sukses të rëndësishëm, edhe pse në anën personale paraqitja nuk ishte ndër më të mirat.

CR7 realizoi vetëm një goditje drejt portës, nuk arriti të shënonte gol apo të niste aksione spektakolare.

Vendimtar në fitoren e Al Nasr ishte goli i brazilianit Taliska.

Entuziazmi në ndeshjen e parë të Kristiano Ronaldos ishte i jashtëzakonshëm. 25 mijë tifozët e pranishëm kanë kënduar emrin e portugezit nga fillimi deri në fundin e ndeshjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos