Dinamo përballë Teutës për të shpëtuar nga kriza

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2021, 15:47 | Futboll
Dinamo përballë Teutës për të shpëtuar nga kriza

Dinamo po kalon një krizë rezultatesh. 10 gola në katër ndeshjet e fundit nuk kanë lënë aspak shije të mirë te kryeqytetasit që do të mundohen të reagojnë këtë të martë përballë kampionëve në fuqi të Teutës.

Durrsakët, me ardhjen e teknikut të ri, Renato Arapi i është kthyer atmosfera pozitive në grup, kjo u pa dhe në atë barazim 1-1 përballë Vllaznisë në ndeshjen e fundit.

Nga ana tjetër, bardheblutë kërkojnë të blindojnë vendin e parë kur përballë kanë dhe kundërshtarin më të lehtë në letër Kastriotin. 

Dinamo-Teuta dhe Tirana-Kastrioti luhet këtë të martë në orën 16:45, ndërsa pjesa tjetër është e ndarë të mërkurën dhe të enjten (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos