Cuadrado i përgjigjet Calhanoglu, realizon një perlë nga goditja e këndit

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2021, 22:20 | Futboll

Golat nga goditjet e këndit janë të rrallë, por në Serie A janë realizuar dy të tillë brenda 24 orëve. Ishte turku Hakan Calhanoglu, i cili shënoi në portën e Romës një ditë më parë, duke përfituar edhe nga përgjumja e Zaniolos.

Megjithatë, Cuadrado i është përgjigjur menjëherë mesfushorit të Interit. Kolumbiani ka realizuar një kryevepër mbrëmjen e së dielës në ndeshjen ndaj Genoas nga goditja e këndit.

Ndeshja ndaj Genoa-s u fitua 2-0 nga bardhezinjtë për të cilët realizoi në pjesën e dytë edhe argjentinasi Dybala. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos