“Distancim social”, Zonja e Parë refuzon sërish Trump

Nga A2 CNN
17 Gusht 2020, 21:56 | Bota

Video ku Melania Trump refuzon të kapet nga dora nga bashkëshorti i saj, njëkohësisht dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shkaktuar një reagim të madh në rrjetet sociale.

Zonja e Parë është filmuar ndërsa largon “me lezet” dorën e Donald Trump ndërsa të dy zbrisnin nga “Air Force One” në bazën ajrore “Andrew” në Uashington.

Ky moment është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale ku komentuesit e kanë konsideruar atë si një tjetër refuzim që Melanie i bën Donald Trump në publik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos