Dita e dytë pa humbje jete nga Covid-19, 43 të shtruar në spital

Nga A2 CNN
27 Maj 2021, 17:25 | Aktualitet
Dita e dytë pa humbje jete nga Covid-19, 43 të shtruar në spital

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se për të dytën ditë radhazi nuk ka ndërruar jetë asnjë person i prekur nga koronavirusi.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë kryer 3137 testime nga të cilat 20 persona kanë rezultuar pozitivë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 43 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Raporti i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjienën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:  Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 43 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë kryer 3,137 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 20 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 8 raste në Tiranë, 5 raste në Korçë, 2 raste në Fier, 1 rast në Shkodër, Devoll, Mirditë, Prrenjas, Skrapar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 64 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,042 që nga fillimi i epidemisë. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (27 Maj 2021)

Raste të reja ditore        20

Të shëruar në 24 orë      64

Të shtruar në spitale      43

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                3,137

Testime totale            709,464

Raste pozitive             132,264

Raste të shëruara        129,042

Raste Aktive                  775

Humbje jete                  2,447

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         378

Korçë            94

Shkodër       83

Vlorë             43

Elbasan        39

Berat             38

Lezhë           29

Gjirokastër   26

Fier               20

Kukës           10

Durrës          11

Dibër          4 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos