Punonjësit e transportit: Kemi qenë mjaft të rriskuar, të vaksinoheshim më shpejt

Nga A2 CNN
27 Maj 2021, 16:36 | Aktualitet
Punonjësit e transportit: Kemi qenë mjaft të rriskuar, të

Mbi 10 mijë punonjës të transportit publik do të jenë pjesë e procesit të vaksinimit antikovid. Pas një sërë kërkesash drejtuar autoriteteve shëndetësore, punonjësit e këtij sektori shpresojnë të fitojnë imunitetit të virusit nga vaksina.

Përgjatë 14 muajve pandemi thonë se kanë qenë të rriskuar pasi ekspozimi me qytetarët ka qenë i lartë.

Pjesë e procesit të vaksinimit do të jenë edhe shoferët e taksive. Kryetari i Shoqatës Bilbil Cara kërkon që pas vaksinimit, taksistët t’i rikthehen punës normale.

“Kemi tre muaj që kemi dërguar kërkesë. Tani po punojmë me dy vende, të punojmë me 4 se një familje nuk ka mundësi të marr dy taksi.”, thotë ai.

Vaksinimi i punonjësve të shërbimit urban do të kryhet në qendrat shëndetësore përkatëse. Paralelisht me ta po vaksinohen edhe punonjësit e hoteleri-turizmit, si pjesë e hapjes së një sezoni turistik të sigurtë në Shqipëri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos