Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manstirliu, ka dhëne shembullin e saj duke kryer një kontroll të diabetit, në kuadër të aktiviteteve për ditën botërore të shëndetësisë, që u zhvilluan në kodrat e Liqenit artificial në kryeqytet. Gjithashtu grupet e lëvizshme te shëndetësisë kryen mamografi dhe chek up falas, në kuadër edhe të nismës për te sensibilizuar popullatën për kryerjen e kontrolleve shëndetësore periodike me qëllim parandalimin e sëmundjeve që mund të sjellin pasoja të rënda “Është e rëndësishme që mbulimi shëndetësor universal të kuptohet nga qytetarët. Bëj një apel për t’u kujdesur më shumë për shëndetin dhe instrumentet që ofrojmë, si kontrolli bazë”. Përveç kontrolleve mjekësore, në kodrat e liqenit u mbollën edhe disa pemë nga student të fakultetit të mjekësisë. (A2 Televizion)
Dita e shëndetit, mamografi dhe checkup falas në kodrat e liqenit
