
U bënë 19 vite që kur “Dita e Verës” nuk i përket më vetëm Elbasanit. Me futjen e 14 marsit në kalendarin e pushimeve zyrtare, kremtimet për festën pagane zhvillohen dhe në qytete të tjera.
Edhe Tirana do të tregojë sërish forcën në shesh me aktivitete të ndryshme artistike e sportive. Në të dy sheshet kryesore të kryeqytetit, përgjatë bulevardit “Dëshmoret e Kombit” dhe në Parkun e Liqenit artificial do të ketë veprimtari të ndryshme, për të githë moshat.
Moti do të jetë i ngrohtë në Tiranë, në Elbasan e në të gjithë vendin. Ndaj si ditë pushimi gjithkush mund të zgjedhe se ku do ta blejë ballokumen e “Ditës së Verës”.
Nuk jemi në garë me Elbasanin. Aty është tradita. E marta e 14 marsit do të jetë edhe një ditë pa makina në Tiranë. Qarkullimi ndalet përgjatë bulevardit kryesor dhe disa segmente pranë tij. Në kryeqytet festimet për Ditën e Verës nisin në orën 8 të mëngjesit dhe zgjasin deri në orët e vona të pasdites. (A2 Televizion)