
Gëte është përfaqësuesi më i shquar i racionalizmit dhe i romantizmit në letërsinë gjermane. Ai ka qenë poet, romancier, dramaturg, eseist dhe filozof. Me veprat e tij, Gëtja është bërë një nga shkrimtarët më të dashur e më të preferuar në Gjermani.
Emri i tij la gjurmë të pashlyeshme, jo vetëm në letërsinë gjermane, por edhe në rrymat e letërsive të tjera evropiane.
Në tragjedinë “Fausti”, që është vepra e jetës së Gëtes dhe një nga kryeveprat e letërsisë botërore, pasqyrohet karakteri shumëformësh i jetës në natyrë dhe në shoqërinë njerëzore.
Si personalitet kompleks dhe i gjithanshëm, ai mbetet përherë pikë reference në historinë e kulturës gjermane dhe asaj evropiane. (A2 Televizion)