Ka vjedhur 400 $ patatina, nis gjuetia për “hajdutin serial”

Nga A2 CNN
17 Maj 2022, 21:11 | Lifestyle

Një pulëbardhë është xhiruar duke vjedhur e pashqetësuar në një market.

Shpendi shihet duke hyrë në një dyqan në Devon (SHBA) e duke dalë prej aty me një pako patatina në sqep, i pa vënë re nga stafi.

Shitësit thonë se pulëbardha e bën diçka të tillë çdo ditë, madje disa herë në ditë, dhe gjatë këtij viti mund të ketë vjedhur rreth 400 dollarë mall.

“E ruajmë që të mos na vjedhë, por është shumë i kujdesshëm dhe i shpejtë”, thotë njëri prej tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos