
"Talenti fiton lojëra, por loja në ekip dhe inteligjenca fitojnë kampionate". Me këtë shprehje të tij, “Dita jonë” zgjodhi ta përkujtojë 59-vjetorin e lindjes së ish-basketbollistit të NBA, Michael Jordan.
Michael Jordan është një ish-basketbollist profesionist. Arritjet në NBA janë vetëm një pjesë e asaj, se përse Jordan admirohet nga miliona njerëz.
Ai mban rekordet e NBA-së për mesataren më të lartë të pikëve, gjatë karrierës në një sezon të rregullt dhe mesataren e pikëve më të larta gjatë karrierës në playoff-e. Në 1984, dolën në shitje këpucët Nike Air Jordan dhe marka e tij fitoi rreth 1 miliard dollarë dhe ato vazhdojnë të ngelen më të kërkuarat në treg.
Ai është gjithashtu afrikano-amerikani i tretë më i pasur. Sipas Forbes, Jordan kapi vlerën neto të 2.1 miliardë dollarëve në vitin 2020. (A2 Televizion)