
Dita ndërkombëtare pa makina në Korçë ka bërë që në rrugët e këtij qarku të mbizotërojnë biçikletat. Një aktivitet i organizuar nga Federata Shqiptare e Çiklizmit dhe Bashkia e Korçës, me pjesëmarrës nga ekipe të ndryshme shqiptare, ka sjellë emocione për pjesëmarrësit.
Një itinerar i përshkruar midis qytetit të Korçës dhe disa fshatrave përreth, ku në momentet e fundit është bërë dhe shkëputja finale e çiklistëve fitues.
Për Presidentin Skënder Hanxhaku, sporti i çiklizmit po preferohet më shumë nga të rinjtë, ndërkohë që kërkon nga institucionet shtetërore më tepër vëmendje.
Në këtë garë kanë marrë pjesë 5 ekipe shqiptare, ndërkohë që kategoritë kanë qenë ato elite, junior dhe kadet. (A2 Televizion)