Djegia e KZAZ-së në Bushat, Lleshaj: Kryebashkiaku do të shkarkohet

Nga A2 CNN
28 Qershor 2019, 12:50 | Politikë
Djegia e KZAZ-së në Bushat, Lleshaj: Kryebashkiaku do të

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në një konferencë për mediat mesditën e sotme, reagoi në lidhje me djegien e KZAZ-së në Bushat një ditë më parë.

Lleshaj u shpreh se do të propozojë shkarkimin e kryebashkiakut, ndërsa tha të se të njëjtin fat do të kenë edhe kryetarë të tjerë bashkish që do të përdorin autoritetin e tyre për të penguar zgjedhjet.

https://a2news.com/2019/06/28/sulmi-ndaj-kzaz-ne-vaun-e-dejes-arrestohet-vellai-i-kryebashkiakut/

“Për arsye të shkeljeve të rënda të detyrës dhe të ligjit, të cilat kulmuan mbrëmë me sulmin ndaj KZAZ, të realizuar nga punonjës së bashkisë së Vaut të Dejës, kryetari i saj do të shkarkohet sot nga detyra me propozim të ministrit të Brendshëm. Të njëjtin fat do të ketë cilido që autoritetin e kryebashkiakut do ta përdorë për të penguar zgjedhjet, duke i lejuar punonjësit e bashkisë të sillen si forca të dhunshme paramilitare. Askush nuk do të lejohet të krijojë destabilitet dhe pasiguri”, tha Lleshaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos