Do të qëndrojë edhe në Mesdhe, “përbindëshi” 13 miliardë dollarësh nis misionin e parë

Nga A2 CNN
6 Tetor 2022, 09:37 | Bota

Aeroplanmbajtësja më e re dhe më e përparuar amerikane, u largua të martën nga porti i Norfolk, për të nisur misionin e saj të parë ushtarak, duke iu bashkuar aleatëve.

Sipas marinës amerikane, anija USS Gerald Ford është aeroplanmbajtësja e parë që krijohet pas më shumë se 40 vitesh dhe ka kushtuar 13 miliardë dollarë. Ndërtimi i saj nisi zyrtarisht në nëntor 2009 dhe u miratua për shërbim në vitin 2017 nga presidenti i atëhershëm, Donald Trump. Përveç saj, marina ka nisur ndërtimin edhe të dyja aeroplanmbajtëseve të tjera, që do të quhen USS Kennedy dhe USS Enterprise.

Sipas marinës amerikane, anija është e pajisur me teknologjinë më të fundit, përfshi edhe përdorimin e sistemeve elektromagnetike, të quajtur EMALS, ku përdoret energjia elektrike për nisjen e avionëve nga pista e anijes. Kjo mundëson shkurtimin e kohës mes nisjes së disa avionëve njëri pas tjetrit. Anija është gjithashtu e pajisur me një radar me dy breza të ndryshëm frekuencash, duke u bërë e vetmja që përdor këtë lloj radari.

https://a2news.com/2022/09/27/shba-dergon-ne-azine-lindore-destrojerin-me-modern-kina-kthen-koken/

USS Gerald Ford grupi i anijeve më të vogla që e shoqërojnë, do të kryejë operacione me vendet partnere dhe sipas marinës, do të vendoset kryesisht në Oqeanin Atlantik dhe Detin Mesdhe. Kohëzgjatja e secilit mision do të jetë më pak se standardi për aeroplanmbajtëset, që është gjashtë muaj.

Marina amerikane tha në një deklaratë se në operacionin e saj të parë do të përfshihen rreth 9000 personel ushtarak nga 9 shtete, 20 anije dhe 60 avionë. Shtetet pjesëmarrëse në këtë stërvitje ushtarake janë Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Holanda, Spanja dhe Suedia. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/01/08/bombardues-nendetese-dhe-aeroplanmbajtese-fuqia-luftarake-e-shba/

A2 CNN Livestream

Latest Videos