
Një mjeke e njohur ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një truk të thjeshtë për të hequr qafe erën e hudhrës pa pasur nevojë të lani dhëmbët.
Doktoresha Megan Rossi zbuloi se ngrënia e një molle është mënyra më efektive për të larguar aromën padëshiruar që shkakton hudhra.
Sipas saj, të hash një mollë është shumë më efektive sesa "rregullimi" i frymëmarrjes me çamçakëz sepse kjo gjë e ndalon erën në burim.
“Ndërsa hudhra lëviz përmes aparatit tretës, enzimat e saj absorbohen në qarkullimin e gjakut dhe kalojnë në mushkëri. Kjo bën të mundur qëndrimin e aromës deri në një ditë të cilën çamçakizi nuk e heq dot”, shpjegoi ajo në një postim në Instagram.
Doktoresha gjithashtu renditi 4 ushqime të tjera që mund të freskojnë frymëmarrjen tuaj, duke përfshirë këtu nenexhikun, majdanozin, spinaqin dhe marulen. (A2 Televizion)