Donald Trump dhe bashkëshortja Melania, me koronavirus

Nga A2 CNN
2 Tetor 2020, 07:41 | Bota
Donald Trump dhe bashkëshortja Melania, me koronavirus

Gati një muaj para zgjedhjeve presidenciale, dhe pak ditë para debatit të dytë me rivalin demokrat Joe Biden, Donald Trump dhe bashkëshortja Melania rezultojnë pozitiv me koronavirus. Njoftimin e bëri vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

“Sot, unë dhe Melania rezultuam pozitiv me Covid-19. Do të vetizolohemi dhe do të nisim procesin e shërimit menjëherë. Do ta kalojmë këtë së bashku”, shkroi Trump.

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1311892190680014849?s=19

74-vjeçari, i cili hyn në grupin me risk të lartë nga koronavirusi, iu nënshtrua testit pasi një prej bashkëpunëtoreve të tij të ngushta u infektua me covid-19. 31-vjeçarja Hope Hicks udhëton shpesh me presidentin dhe gjendej bashkë me të në Air Force One në fluturimin për në Ohajo, ku u mbajt debati i parë presidencial. Disa prej pjesëtarëve të familjes së Trump, të cilët ndoqën debatin nuk mbajtën maskën mbrojtëse. Në reagimin e tij pasi u bë e ditur se Hicks ishte pozitive, numri një I Uashingtonit tha se 31-vjeçarja kishte punuar pa pushim gjatë gjithë kohës, duke e cilësuar si diçka të tmerrshme infektimin e saj.

https://a2news.com/video/cifti-trump-me-covid-19-pas-debatit-presidencial-qe-habiti-boten/

Mjeku i Trump, Sean Conley, tha përmes një deklarate se Presidenti dhe Zonja e Parë janë në gjendje të mirë për momentin, dhe se kanë planifikuar të qëndrojnë në banesën e tyre në Shtëpinë e Bardhë. Mjeku shtoi më tej se, pret që presidenti të vijojë punën pa ndërprerje nga shtëpia.

Prekja e Trump nga koronavirusi është një zhvillim dramatik, që vjen një javë pasi Donald Trump u tha amerikanëve të mos shqetësohen, pasi ai nuk rrezikon askënd përveç të moshuarve dhe atyre me probleme zemre. Ndërsa do të duhet të qëndrojë i izoluar, aktivitetet elektorale do të anulohen dhe gjithashtu debati i ardhshëm vihet në pikëpyetje. Mesazhi i presidentit se vendi po shënon progres në luftën kundër virusit, u minua nga infektimi i vetë atij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos