Donald Trump i Brazilit do të takojë të vërtetin

Nga A2 CNN
9 Mars 2019, 09:09 | Bota
Donald Trump i Brazilit do të takojë të vërtetin

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë më 19 mars ku pritet të diskutojë me homologun amerikan Donald Trump mbi situatën në Venezuelë, ndër të tjera.

I etiketuar si “Donald Trump” i Brazilit gjatë fushatës presidenciale, Bolsonaro është një ish-kapiten ushtrie me prirje politike të ekstremit të djathtë i cili ka shprehur hapur admirimin e tij për Trump. Në një telefonatë që të dy liderët patën në tetor pas fitores së Bolsonaros folën mbi një “përkushtim të fortë për të punuar krah për krah” mbi çështje që preknin të dy shtetet.

Ende pa marrë detyrën në janar të këtij viti, Bolsonaro u zotua se do të kundërshtonte qeverinë aktuale në Venezuelë, ku kriza ekonomike ka shkaktuar largimin e miliona njerëzve, kryesisht drejt Brazilit fqinj. Kritikat ndaj Presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro janë ashpërsuar që kur Bolsonaro nisi zyrtarisht mandatin dhe si lider i shteteve të OPEC, ishte ndër të parët që njohën udhëheqësin e vetëshpallur Juan Guaido. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos