Dorëzimi i mandateve, Koçijançiç: Palët të ulen në negociata

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2019, 17:17 | Politikë
Dorëzimi i mandateve, Koçijançiç: Palët të

Zëdhënësja e BE, Maja Koçijançiç, ripërsëriti thirrjen e një jave më parë të Federica Mogherini-t që opozita dhe mazhoranca qeverisëse të dialogojnë në Parlament dhe të evitojnë aktet e dhunës.

Në konferencën për shtyp gjatë kësaj të hënë, Koçijançiç nënvizoi nevojën për negociata mes palëve për kapërcimin e krizës politike.

Ndërkohë, Koçiajançiç nuk dha një përgjigje nëse eurokomisioneri Johanes Hahn do të angazhohet për negociata mes qeverisë dhe opozitës.

Zëdhënësja e BE-së foli edhe për reformën në drejtësi, për të cilën tha se procesi po ecën në drejtimin e duhur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos