
Edhe pse dolën të pastër pas hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit, njerëzit e drejtësisë që garojnë apo janë pozicionuar në institucionet e reja, nuk duhet ta “flenë mendjen”.
Autoritetit të dosjeve i janë vënë në dispozicion arkiva të tjera sekrete që mund të implikojnë dhe ndryshojnë vendimet e dhëna deri më tani.
Për të bërë më transparencë në radhët e politikës, drejtësisë apo dhe zyrtarëve të lartë, Autoriteti i ka propozuar Kuvendit ndryshime në disa ligje.
Pas verifikimeve, të paktën 2% e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë kanë rezultuar me dosje. E shkuara si bashkëpunëtor i Sigurimit ka penalizuar dhe disa prej kandidatëve për institucionet e reja të drejtësisë. (A2 Televizion)