Drafti për tatimin mbi të ardhurat, avokatët do paguajnë më shumë, Daci: Të ketë shkallëzim

Nga A2 CNN
21 Qershor 2022, 14:26 | Ekonomi
Drafti për tatimin mbi të ardhurat, avokatët do paguajnë

Avokatët janë profesioni që pritet të paguajë më shumë nga rishikimi i tatimit mbi të ardhurat. Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, aktualisht kjo kategori paguan 77 milionë lekë taksa, duke përfituar nga fasha prej 14 milionë lekësh, deri ku tatimi mbi fitimin është zero.

Por me ndryshimet, taksat e paguara mund të kapërcejnë deri në 1.5 miliardë lekë në vit. Sipas juristit Jordan Daci, nëse aplikohet ky projektligj, avokatët do të detyrohet të rrisin tarifat e tyre.

 “Padyshim që do të ketë rritje, sepse të gjitha profesionet e lira do të mundohen të rrisin fitimin e përgjithshëm. Por besoj që profesionet e lira duhet të udhëhiqen edhe nga humanizmi, se nuk është çështja vetëm të fitojmë para”, thotë ai për A2 CNN.  

Daci e pranon se sistemi aktual ka pabarazi në mënyrën se si tatohen të punësuarit dhe të vetëpunësuarit. Por sipas tij, duhen gjetur zgjidhje për të mos goditur shtresën e mesme.

Daci propozon që qeveria të dëgjojë të gjitha grupet e interesit, për të përcaktuar fasha të ardhurash me tatim progresiv, në mënyrë që të ulet edhe rreziku i evazionit fiskal. Thënë ndryshe, mosdeklarimit të të ardhurave për të paguar sa më pak taksa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos