Nga më shumëse 6 mijë persona që u shpallën të zhdukur anë Kosovë pas mbarimit të luftës, 1617 prej tyre ende mbajnë atë status. Andin Hoti, kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur jep detaje për një situatë që ka lënë mijëra familje të Kosovës në dëshpërim, 23 vite pas përfundimit të luftës. “Familjet e këtyre 1617 janë ende në luftë, nuk ka mbaruar pas 23 vitesh tmerri për ta. Fillimisht kanë qenë 6 mijë personat e deklaruar të zhdukur, ku një pjesë është gjetur më vonë në burgjet e Serbisë”, thotë Hoti për A2 CNN. Ndër të zhdukurit, jo vetëm shqiptarë, por edhe serbë, romë, dhe pjesëtarë të komuniteteve të ndryshme që përbëjnë Kosovën, por sipas tij sërish pala serbe nuk duke të hapur për një bashkëpunim serioz. (A2 Televizion)
Drejtësi për të pagjeturit, Hoti: Për familjarët e tyre, lufta nuk ka mbaruar
