Rreziku i humbjes së trashëgimtarëve për dije bërjen e xhubletës, por edhe të plisit në ditët që jetojmë është i madh. Gjithnjë e më shumë interesi nga institucionet e kulturës dhe të rinjtë është zbehet. Dijebërësit shqiptarë ngrenë alarmin.
Edhe pse xhubleta tashmë është pjesë e UNESCO, pakkush vijon ta dojë t’i mësojë sekretet e realizimit të saj. Duke parë këtë rrezik, Shkodra është bërë me një hapësirë të re kushtuar ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore shqiptare.
Akademia e Artit Burimor që e vendos edhe plisin mes pasurive, ka hapur dyert përtë mësuar, por edhe për aktivitete. Dijeberësja File Kola u shpreh se mjeshtëria dhe tradita kanë nevojë për përkrahje, pasi rrezikojnë të humbasin në mungesë të trashëgimtarëve.
Rita Shkurtaj e cila është iniciatore e hapjes së akademisë “Plisi dhe Xhubleta” thotë se kujdesi dhe trashëgimia tek të rinjtë janë të rëndësishme sepse po kërcënohen të zhduken nga zhvillimet e reja të teknologjisë.
Ndërsa lahutari Pretash Nikaj vuri theksin te nevoja që kjo akademi t'i kushtojë vëmendje edhe lahutës, si një tjetër element i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore që duhet përcjellë ndër brezat e ardhshëm.
Akademia “Plisi & Xhubleta” i dedikohet ruajtjes, promovimit, kultivimit dhe trashëgimisë së pasurive më të çmuara etnokulturore shqiptare, ku një vend të veçantë zënë këto element të trashëgimisë të mbrojtura nga UNESCO. (A2 Televizion)