Regjisori Fuat Memeli është rikthyer te shkrimi. Ka prezantuar këtë vjeshtë monografinë me titull: “Jetë në dy kontinente”, një histori që bën bashkë jetën e autorit me fatin tranzitor të vendit ku ai jeton.
Ky libër është një monografi e familjes, por i kalon caqet e një biografie familjare. Janë plot 80-vjet jetë në televizion, në gazetari, në regjinë e dokumentarëve dhe në jetën familjare. Nga udhëtimet e larmishme për të ekranizuar jetën tek akuzat nga Partia Komuniste për një të afërm gjoja të arratisur, Fuat Memeli i rrëfen të gjitha në këtë vepër.
Kjo rrëfenjë kaq e gjatë për jetën e autorit vërtet që fillon nga fëmijëria, por vazhdon me zigzage dhe kthehet si në një film me metrazh të gjatë.
Monografia përshkruan edhe një pjesë e vështirë e jetës së tij, kur nga regjisor i duhet të punojë në kooperativën bujqësore të Petrelës.
Monografia “Mes dy kontinenteve” u prezantua mes miqve, kolegëve e dashamirësve të Fuat Memelit që u bënë bashkë për të ndarë kujtime që mund të gjenden edhe libër. (A2 Televizion)