Dridhet toka, lëkundje në afërsi të Lezhës

Nga A2 CNN
27 Korrik 2021, 22:18 | Aktualitet

Lëkundje domethënëse janë regjistruar rreth orës 22:00 në Shqipëri, jo larg nga qyteti i Lezhës. Sipas të dhënave paraprake të Qendrës Euro-Mesdhetare të Sizmologjisë (EMSC), epiqendra ka qenë në det, vetëm 9 kilometra në perëndim të qytetit.

Epiqendra

Magnituda paraprake e regjistruar është 4.2 sipas EMSC, ndërkohë që IGJEUM deklaron magnitudë 3.6, dhe thellësi 11 kilometra. Tërmeti është ndjerë qartësisht nga banorët e asaj zone, por për momentin nuk regjistrohen për momentin dëme materiale ose në popullsi.  

Disa nga pushuesit e shumtë që ndodhen aty, në panik kanë braktisur momentalisht strukturat turistike

Qytetarët e Lezhës pas tërmetit kanë dal jashtë, duke qendruar në rrugë pasi i druhen lëkundjeve të tjera, ndonse më së shumti lëkundet janë ndjerë në Shëngjin, Ishull Lezhë, etj.

Pikërisht nga këto zona raportohet se disa nga pushuesit e shumtë që ndodhen aty, në panik kanë braktisur momentalisht strukturat turistike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos