Pas suksesit të “Midnight Sky”, Miley Cyrus ka publikuar në orët e fundit një tjetër hit. Titullohet (Prisoner) dhe është kënga e dytë nga albumi "Plastic Heart". Pranë saj këngëtarja e skandaleve të mëdha ka vendosur të ketë një tjetër yll të muzikës që është Dua Lipa.
Në këtë klip të dyja popstar-et shfaqen të nxehta dhe provokuese, në një atmosferë punk-rock, me gjak të rremë dhe puthje.
Vajzat e “këqija” shfaqen ndërsa bëjnë xhiro gjatë natës me një autobus ku argëtohen duke bërë festa të ndaluara. Nata e çmendur e vajzave përfundon në një lokal të vogël mes lëvizjeve seksi, këngëve dhe simboleve të palejuara. (A2 Televizion)