Mjegulla që ka përfshirë këtë mangjes gjirin e Durrësit ka bërë që një anije turistike me 670 turistë të huaj në bord të hasë vështirësi në ankorim.
Bëhet fjalë për një kroçerë e cila po udhëtonte nga Kotorri (Mal i Zi) drejt Portit të Durrësit.
Pas dhënies së ndihmës nga ana e Kapitenerisë së Durrësit, kroçera është bregëzuar në kalatën nr. 5 të portit detar. (A2 Televizion)