SPAK ngrihet me 8 anëtarë, kreu i KLP: Nuk kemi shkelur Kushtetutën, ta plotësojë Parlamenti

Nga A2 CNN
25 Tetor 2019, 11:12 | Aktualitet
SPAK ngrihet me 8 anëtarë, kreu i KLP: Nuk kemi shkelur

Këshilli Lartë i Prokurorisë gjen një tjetër formulë të re për ngritjen e SPAK. Komisioni i Posaçëm, propozoi në KLP hapat për ngritjen e SPAK, me 8 anëtarë dhe parashikimin e përzgjedhjes në një kohë prej 3 muajsh nga ngritja e tij, me 10 anëtarë, siç e parashikon Kushtetuta. Propozimi u miratua me 11 vota pro.

Bashkë me emërimin e 8 prokurorëve të SPAK, do të pritet që ata të shprehin vullnetin e tyre,  deri në kryerjen e procedurave për zgjedhjen e drejtuesit të përkohshëm. 

“Ne si KLP nuk kemi vendimmarrje për organikën për SPAK. Vendimin për numrin dysheme e ka marrë kushtetutëbërësi. Vendimin për numrin aktual do ta marrë drejtuesi i SPAK në bashkëpunim me kuvendin. Ne nuk marrim një vendim në lidhje me organikën e Prokurorisë së Posaçme, ne thjeshtë emërojmë ata që mund të emërojmë”, tha kreu i KLP, Gent Ibrahimi.

https://a2news.com/2019/10/22/zyrtari-amerikan-e-dime-qe-ka-presione-jemi-te-vendosur-te-mbrojme-prokuroret-e-spak/

Vendimi për numrin 8 të anëtarëve të SPAK është i përcaktuar në Kushtetutë dhe sipas Ibrahimit përgjegjësinë pas kësaj procedure për funksionimin e SPAK do ta këtë Parlamenti. “Ne po emërojmë prokurorët në SPAK. Ne nuk marrim një vendim për krijimin e SPAK. Mund të emërojmë tetë dhe tetë po emërojmë. Mendimi im ka qenë që ne nuk e shkelim Kushtetutën përmes emërimit”, tha ai. “Do të ishte e arsyeshme që kjo strukturë të fillonte punën me 15 anëtarë. Fillimi i punës me më pak se kaq do të sjellë probleme për realizimin e punës, por jo nga ana kushtetuese”.

Ngritja e Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion do të jetë funksionale në janar të vitit 2020, ku për kompetencë të saj pritet të kalojnë mbi 200 dosje me emra zyrtarësh dhe politikanësh të lartë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/09/24/reforma-ne-drejtesi-ibrahimi-spak-do-te-ngrihet-edhe-me-me-pak-se-10-anetare/

A2 CNN Livestream

Latest Videos