Dy grupimet e PD-së bashkë për fundvit, Mziu: Një drekë pune dhe bashkimi

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2022, 20:58 | Politikë

Festat e fundvitit bënë bashkë dy grupet e Partisë Demokratike këtë të mërkurë dhe sinjalet duke se janë për bashkim.

Ishte kryedemokrati Sali Berisha ai që pas drekës të organizuar nga deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu, fliste për një fillim të ri për Grupin Parlamentar të të djathtëve.

“Drekë në Fermën Uka e thirrur nga deputeti, Xhelal Mziu si fillim i ri për grupin parlamentar të PD-së. Gëzuar!” Shkroi Berisha krahas fotos që shpërndau në rrjetet e tij sociale.

Sinjalet e bashkimit i përcjell edhe Mziu, i cili në një postim në llogarinë e tij në Facebook i referohet mbledhjes si një “drekë pune dhe bashkëpunimi.”

Në drekën e demokratëve mungonte Enkelejd Alibeaj dhe ish-kryetari Lulzim Basha të cilët e kanë refuzuar ftesën. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/28/festat-e-fundvitit-bejne-bashke-dy-grupimet-e-pd-berisha-i-pranishem-mungon-alibeaj/

A2 CNN Livestream

Latest Videos